Kjo rregullore përcakton kushtet dhe mekanikën e Programit të Referimit për përdoruesit që regjistrohen në Listën e Pritjes të Jet Bank. Programi synon të shpërblejë personat që rekomandojnë miqtë e tyre për të hapur llogari në Jet Bank pas lançimit të bankës.
Jet Bank është e licensuar nga Banka e Shqipërisë, me Vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 25 mars 2026, duke përmbushur të gjitha kërkesat rregullatore për ushtrimin e aktivitetit bankar në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë fazë, banka është në procesin e finalizimit të përgatitjeve për fillimin e aktivitetit, përfshirë ndërtimin dhe testimin e infrastrukturës operacionale. Kjo përfshin sistemet teknologjike, proceset e brendshme, politikat dhe procedurat rregullatore, si dhe mekanizmat e kontrollit dhe përputhshmërisë, në përputhje me kërkesat e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Website-i i Jet Bank shërben si platformë informative dhe komunikimi, duke prezantuar bankën dhe duke mundësuar regjistrimin në “Listën e Pritjes”. Kjo listë u jep mundësinë individëve të shprehin interesin dhe të regjistrohen për të qenë ndër të parët që do të aksesojnë shërbimet bankare pas fillimit zyrtar të aktivitetit.
“Programi” – nënkupton Programin e Referimit “Lista e Pritjes Jet Bank”, i organizuar nga Jet Bank, i cili synon promovimin e regjistrimit të përdoruesve dhe përfitimin e shpërblimeve në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë rregullore.
“Lista e Pritjes” – nënkupton listën e pritjes së krijuar nga Jet Bank, në të cilën individët regjistrohen paraprakisht përpara lançimit të shërbimeve bankare.
“Referuesi” – nënkupton çdo person fizik që është regjistruar dhe verifikuar në Listën e Pritjes dhe që, nëpërmjet linkut unik të referimit, rekomandon persona të tjerë për t’u regjistruar dhe për të hapur llogari në Jet Bank.
“Person i referuar” – nënkupton çdo person fizik që regjistrohet në Listën e Pritjes nëpërmjet linkut unik të referimit të Referuesit dhe që më pas aplikon për hapjen e një llogarie në Jet Bank.
“Klient i verifikuar” – nënkupton çdo person që ka përfunduar me sukses procesin e identifikimit dhe verifikimit të klientit (KYC), në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi, si dhe politikat e brendshme të Jet Bank.
“Llogari e hapur me sukses” – nënkupton një llogari bankare të hapur pranë Jet Bank nga një Person i referuar, për të cilin janë përmbushur të gjitha kriteret e mëposhtme: (i) përfundimi me sukses i procesit të identifikimit dhe verifikimit (KYC/AML), (ii) aktivizimi i llogarisë dhe (iii) çdo kriter shtesë i përcaktuar nga Banka për aktivizimin dhe përdorimin minimal të llogarisë.
Çdo person që regjistrohet dhe verifikohet me sukses në Listën e Pritjes të Jet Bank do të marrë në emailin e parë të mirëseardhjes një link unik referimi.
Ky link është personal dhe mund të shpërndahet nga përdoruesi tek miqtë, familjarët apo kontaktet e tij.
Nëse një person regjistrohet në Listën e Pritjes përmes linkut të referimit dhe më pas hap me sukses një llogari bankare në Jet Bank pas lançimit të bankës, personi që ka bërë referimin përfiton një shpërblim monetar.
Shpërblimi është 10 EUR për çdo mik që hap një llogari bankare përmes linkut të referimit.
Për qëllimet e këtij Programi, një llogari konsiderohet e hapur me sukses vetëm pasi Personi i referuar ka përfunduar në mënyrë të plotë dhe të kënaqshme procesin e identifikimit dhe verifikimit të klientit (KYC/AML), në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të Bankës, llogaria është aktivizuar dhe është në gjendje funksionale për përdorim, si dhe janë përmbushur çdo kriter shtesë i arsyeshëm i përcaktuar nga Banka lidhur me përdorimin minimal të saj.
Çdo person që regjistrohet në Listën e Pritjes, përfshirë ata që janë referuar nga një mik, do të marrë gjithashtu linkun e vet unik të referimit në emailin e mirëseardhjes.
Ky person mund ta shpërndajë linkun e tij dhe të përfitojë sipas të njëjtës mekanikë referimi, pa kufizim.
Për të përfituar nga shpërblimi i referimit, miqtë e referuar duhet të regjistrohen dhe të hapin një llogari bankare në Jet Bank deri më 31 korrik 2026, ora 23:59.
Referimet që rezultojnë në hapje llogarie pas kësaj date nuk do të përfitojnë bonusin e referimit.
Programi është i destinuar për përdorues individualë dhe nuk synon krijimin e një aktiviteti ekonomik të organizuar. Jet Bank rezervon të drejtën të kufizojë ose të kërkojë dokumentacion shtesë në rast të volumit të lartë të referimeve.
Shuma prej 10 (dhjetë) EUR për çdo referim përbën vlerë neto për përfituesin.
Çdo detyrim tatimor i lidhur me këtë shpërblim do të mbulohet dhe paguhet nga Jet Bank, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Në rast se përfituesi disponon vetëm llogari në monedhën vendase (LEK), shuma neto do të kreditohet në LEK, e konvertuar sipas kursit të këmbimit të aplikuar nga banka në ditën e kryerjes së pagesës.
Shpërblimi për referimin do të kreditohet në llogarinë bankare të përfituesit pranë Jet Bank brenda 5 (pesë) ditë pune, duke filluar nga momenti i hapjes së suksesshme të llogarisë nga personi i referuar.
Pagesa e shpërblimit do të kryhet vetëm për individët të cilët kanë hapur me sukses llogarinë në përputhje me nenin 2 si më sipër.
Programi i Referimit përbën një iniciativë promovuese të Jet Bank, e krijuar me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe interesit për produktet dhe shërbimet e saj, dhe nuk përbën në asnjë rast një ofertë financiare, investimi apo një skemë që garanton përfitime të sigurta për pjesëmarrësit.
Pjesëmarrja në Program nuk krijon asnjë të drejtë të pakushtëzuar për përfitim, dhe çdo shpërblim jepet vetëm në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë rregullore dhe pas verifikimeve përkatëse nga ana e Bankës.
Jet Bank rezervon të drejtën, sipas diskrecionit të saj të arsyeshëm, të refuzojë njohjen e një referimi apo dhënien e shpërblimit në çdo rast kur nuk përmbushen kushtet e Programit, kur ekzistojnë dyshime për abuzim, apo kur kjo kërkohet për arsye ligjore, rregullatore apo operacionale.
Jet Bank nuk mban përgjegjësi për çdo pritshmëri të pjesëmarrësve lidhur me përfitime të mundshme nga Programi, përtej sa është shprehimisht e parashikuar në këtë rregullore.
Jet Bank rezervon të drejtën të monitorojë dhe verifikojë në çdo kohë vlefshmërinë e referimeve dhe përputhshmërinë e pjesëmarrësve me kushtet e këtij Programi, si dhe me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të Bankës, përfshirë ato në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).
Në kuadër të kësaj, Banka ndalon shprehimisht çdo formë abuzimi me Programin, përfshirë, por pa u kufizuar në:
Në rast se Banka, në diskrecionin e saj të arsyeshëm, konstaton ose dyshon për aktivitet të tillë, ajo ka të drejtë, pa asnjë detyrim për njoftim paraprak:
Vendimet e marra nga Jet Bank në lidhje me vlefshmërinë e referimeve dhe përfitimet përkatëse janë përfundimtare dhe detyruese për pjesëmarrësit në Program.
Jet Bank ushtron të drejtën e saj të plotë dhe të arsyeshme diskrecionale në lidhje me administrimin, interpretimin dhe zbatimin e këtij Programi, përfshirë, por pa u kufizuar në, vlerësimin e vlefshmërisë së referimeve, përmbushjen e kushteve për përfitim, si dhe dhënien, refuzimin apo anulimin e shpërblimeve.
Çdo vendim i marrë nga Jet Bank në këtë kuadër është përfundimtar dhe detyrues për pjesëmarrësit në Program dhe nuk i nënshtrohet kundërshtimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi.
Jet Bank rezervon të drejtën, në çdo kohë dhe sipas diskrecionit të saj të arsyeshëm, të ndryshojë, përditësojë, pezullojë ose ndërpresë plotësisht ose pjesërisht Programin e Referimit, si dhe çdo element të tij, përfshirë kushtet e pjesëmarrjes, mënyrën e përfitimit dhe vlerën e shpërblimeve.
Ndryshimet e kësaj rregulloreje hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen zyrtare të Bankës, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.
Pa cenuar sa më sipër, Jet Bank ka të drejtë të pezullojë ose të ndërpresë menjëherë Programin, pa detyrim për njoftim paraprak ndaj pjesëmarrësve, në rastet kur:
Në çdo rast, Jet Bank nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje, përfitim të munguar apo pritshmëri të pjesëmarrësve që lidhen me ndryshimin, pezullimin ose ndërprerjen e Programit.
Në kuadër të këtij Programi, Jet Bank përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, si dhe me politikat e saj të brendshme për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë.
Të dhënat personale përpunohen për qëllime të administrimit të Programit të Referimit, përfshirë verifikimin e identitetit të pjesëmarrësve, vlerësimin e vlefshmërisë së referimeve, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, si dhe për realizimin e pagesave të shpërblimeve.
Referuesi angazhohet që të mos shpërndajë të dhëna personale të personave të tretë pa pëlqimin paraprak të tyre. Jet Bank nuk mban përgjegjësi për çdo shpërndarje të paautorizuar të të dhënave personale nga ana e pjesëmarrësve në Program.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, të drejtat e subjekteve të të dhënave dhe mënyrën e ushtrimit të tyre, pjesëmarrësit mund t’i referohen Politikës së Privatësisë së Jet Bank, e publikuar në faqen zyrtare të Bankës.
Jet Bank merr masat e nevojshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e aplikueshme.
Jet Bank rezervon të drejtën të verifikojë vlefshmërinë e referimeve dhe të refuzojë përfitimet në rast të aktivitetit të dyshimtë, abuzimit me mekanikën e programit apo përdorimit të praktikave që bien ndesh me kushtet e kësaj rregulloreje.
Kjo rregullore dhe çdo marrëdhënie që lind në kuadër të Programit të Referimit rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Çdo mosmarrëveshje, pretendim apo kërkesë që lind nga ose në lidhje me këtë rregullore, përfshirë vlefshmërinë, interpretimin, zbatimin apo përfundimin e saj, dhe që nuk zgjidhet në mënyrë miqësore ndërmjet palëve, do t’i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë, me seli në Tiranë.
Ne përdorim cookies për funksionimin e website-it dhe, me pëlqimin tuaj, për analiza statistikore. Ju mund të pranoni, ose të refuzoni jo thelbësoret.