Këtu gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth shërbimeve tona digjitale. Nëse nuk gjeni informacionin që kërkoni, mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes kanaleve tona zyrtare.
Lista e Pritjes është një listë ekskluzive regjistrimi paraprak për klientët e ardhshëm të Jet Bank. Duke u bërë pjesë, ju rezervoni benefite që mund t’i përfitoni pasi të hapni një llogari në momentin e lançimit të Bankës.
Po, regjistrimi është 100% falas. Nuk ka asnjë pagesë apo detyrim financiar. Vetëm benefite për ju!
Mund të regjistroheni shumë lehtë me numer telefoni dhe email, përmes:
Pasi të regjistroheni në Listë Pritje të Jet Bank do të merrni një email konfirmimi. Brenda tij do të gjeni linkun tuaj personal të referimit që mund ta ndani me të gjithë miqtë.
Mjafton ta shpërndash linkun e referimit me miqtë dhe të afërmit, duke e kopjuar direkt nga email-i personal.
Kini parasysh që:
Po, patjetër. Mjafton që miku ose i afërmi juaj të ketë pasaportë ose ID shqiptare dhe të përdorë të njëjtin numër telefoni gjatë fazës së regjistrimit, po ashtu edhe gjatë hapjes së llogarisë, në mënyrë që më pas të bëhet e mundur hapja e llogarisë në Jet, si kusht për përfitimin e 10 EUR.
Nuk ka asnjë limit! Sa më shumë persona që ju do ftoni, aq më shumë rritet mundësia që shpërblimi juaj në llogarinë Jet të shtohet.
Një referim është i suksesshëm kur:
Renditja bëhet sipas momentit të regjistrimit. Sa më herët të regjistroheni, aq më lart pozicionoheni dhe aq më të mira janë benefitet që rezervoni. Benefitet aktivizohen vetëm pasi të hapni një llogari Jet Bank, brenda afatit të përcaktuar pas lançimit të Bankës.