Banka e parë
100% digjitale
në Shqipëri

Rreth Jet Bank

Jet Bank është banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, që sjell një standard të ri të bankimit të gjeneratës së ardhshme. E ndërtuar mbi teknologji moderne dhe procese të thjeshtuara, Jet Bank ofron shërbime financiare të aksesueshme në çdo kohë, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.

Pse e nisëm këtë rrugëtim?

Vendimi për të ndërtuar një bankë 100% digjitale në Shqipëri nuk u udhëhoq nga trendet teknologjike, as nga synimi për të zëvendësuar degët apo bankat tradicionale.

Përkundrazi, ai lindi nga një vlerësim afatgjatë i zhvillimeve në sistemin financiar dhe, më e rëndësishmja, nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave të paplotësuara të klientëve.

Sepse shërbimet financiare janë të komplikuara. Formularë pafund, radhë të gjata, produkte që duan orë të tëra për t'u kuptuar.

Jet Bank u krijua për të hequr pengesat që qëndrojnë mes teje dhe qëllimeve të tua financiare. Ne nuk jemi këtu për të ndjekur trendet teknologjike apo për të zëvendësuar bankat tradicionale. Jemi këtu sepse e vumë re diçka: njerëzit meritojnë më mirë.

Më mirë do të thotë produkte dhe shërbime të thjeshta. Procese që përfundojnë në pak minuta, jo ditë. Akses digjital 24/7 nga çdo vend. Një përvojë e ndërtuar rreth teje e jo rreth burokracive bankare.

Së bashku bëjmë shërbimet financiare më të aksesueshme për të gjithë.

Pse e nisëm këtë rrugëtim?

Vizioni ynë është adresimi i sfidave konkrete që hasen çdo ditë nga klientët shqiptarë dhe të ofrojmë zgjidhjen e tyre përmes Jet Bank.

Procese të gjata, burokraci e tepërt, produkte financiare komplekse që kërkojnë orë për t'u kuptuar, akses i kufizuar në shërbime bankare cilësore, dhe një përvojë klienti që rrallë është ndërtuar rreth nevojave të individit.

Ne, në Jet Bank, besojmë se çdo person dhe biznes duhet të jetë në gjendje të menaxhojë paratë e tyre me lehtësi.

Çdokush mund të shpenzojë, të transferojë pagesa në kohë reale, të kursejë, të investojë apo të marrë hua me vetëm disa prekje në telefon në pak minuta.